SHBA vazhdon mbështetjen për IPK-në – Hodaj takon oficerin amerikan Joshua Peterson

by informim peje

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, ka pritur sot në takim Joshua Peterson, oficer i sigurisë rajonale në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga IPK-ja, gjatë këtij takimi u diskutua për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe vazhdimin e mbështetjes për avancimin e profesionalizmit brenda Inspektoratit Policor të Kosovës.

banner

“Hodaj theksoi se bashkëpunimi dhe përkrahja që IPK-ja ka pranuar ndër vite nga partnerët ndërkombëtarë, e në veçanti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë sjellë rezultate të prekshme në fushën e mbikëqyrjes policore dhe forcimit të integritetit policor”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, kryeshefi Hodaj shprehu falënderim për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria amerikane po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy