“Teshat te Valdrini, grimin te Sellma, kur shkon me Prindonin për SPA i qet krejt nga aty”, Berat Buzhala për privilegjet e Vjosa Osmanit

by Nexhat

Gazetari Berat Buzhala, deklaroi në Pressing në T7 se kur presidentja Vjosa Osmani shkon për SPA në një hotel luksoz në lagjen Marigona, nga aty i largojnë personat e tjerë qëndodhen në SPA.

Buzhala tha se presidentja veshet tek Valdrin Sahiti si dhe grimohet te Sellma, për çka thatë se gratë i dinë çmimet e këtyre shërbimeve.

banner

“Nese s’je presidente, Valdrini nuk t’i jep teshat e Cardi B…Kjo veshet te Valdrin Sahiti, ai e vesh Cardi B, Beyoncen. Pra teshat Valdrini t’i jep nëse je presidente ose ki pozitë të lartë. Luksi i parë. Grimin e bën te Sellma, te Kaci frizurën…Gratë e dinë sa kushton aty me bo grimin e frizurën. Fitness dhe SPA bën në ‘four points by sheraton’, shkon me Prindonin i qet krejt prej atyhit. Kushdo që është në SPA i kanë hjek kushedi sa herë edhe vijnë rojet derisa e bën SPA-në kjo me familjen e gjanë”, tha Buzhala.

“Krejt këto janë privilegje, shtëpinë në lagjen Marigona…”, shtoi Buzhala në Pressing.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy