Hetimet rreth sulmit me thikë që ndodhi javën e kaluar në Essen të Gjermanisë po marrin zhvillime të reja dhe dramatike.
Protagonist i kësaj ngjarjeje të rëndë është një 17-vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili dyshohet se e ka therur me thikë në bark mësuesen e tij.
Autoritetet gjermane po shqyrtojnë mundësinë që ky sulm të ketë pasur prapavijë islamiste.
Sipas mediave gjermane, ministri i Brendshëm i landit Nordrhein-Westfalen, Herbert Reul, ka deklaruar se provat që mbështesin këtë pistë janë duke u shtuar.
Po ashtu, sipas raportimeve, i dyshuari – i identifikuar si Erjon S. – kishte sulmuar edhe një burrë të pastrehë, ndërsa kishte realizuar edhe një video ku thuhet se ka marrë përgjegjësinë për sulmin.