Giannis Antetekounmpo, dy herë MVP-ja i NBA-së dhe njëri prej më të mirëve të botës, sonte ishte nën hijen e djaloshit që doli prej palestrave të Kosovës, Erxhan Osmanit.
Osmani udhëhoqi Turqinë me 28 pikë në fitoren e thellë prej 94-68 ndaj Greqisë në gjysmëfinalen e Eurobasketit.
Ai realizoi plot 28 pikë për kombëtaren turke, teksa shtoi edhe gjashtë kërcime.
Ndërkaq, Kostas Sloukas pati më së shumti te grekët, 15 sosh, përcjellë nga Giannis Antentekoump, dyshifrori i dyfishtë (12 pikë, 12 kërcime) i së cilit nuk mjaftoi për helenët.
Në finale turqit të dielën kanë punë me kombëtaren në superformë, Gjermaninë.

