Imri Ahmeti promovon projektin për renovimin efiçient të banesave dhe vendosjen e ashensorëve

by engel

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka prezantuar para qytetarëve një projekt që synon përmirësimin e kushteve të jetesës në objektet shumëbanesore të qytetit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Ahmeti bëri të ditur se projekti përfshin renovimin efiçient të objekteve të banimit kolektiv, me theks të veçantë në vendosjen e ashensorëve. Këta ashensorë do të instalohen jo vetëm në ndërtesat që do të renovohet me këtë fazë, por edhe në ato që janë rinovuar më herët.

banner

Sipas tij, ky investim do të jetë pjesë e angazhimeve të komunës për të rritur cilësinë e jetesës dhe për të lehtësuar qasjen për banorët, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta.

“Ky është një projekt i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës banesore dhe përmirësimit të kushteve për qytetarët e Lipjanit,” tha Ahmeti në prezantimin e tij.

Projekti është një prioritet dhe do të realizohet në bashkëpunim me banorët e ndërtesave përfituese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy