Krasniqi: Sulmet e sinkronizuara të Osmani e Kurtit ndaj gjyqësorit, synojnë vetëm ruajtjen e pushtetit dhe privilegjeve që ai ofron

by Nexhat

Albert Krasniqi nga shoqëria civile tha se “lufta” e sinkronizuar e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti kundër mediave dhe gjyqësorit, bëhet për ruajtjen e pushtetit dhe privilgjeve që ofron ai.

Anëtari i shoqërisë civile tha sot se dy liderët institucionalë duan të kapin e Prokurorinë e Shtetit në mënyrë që të përdorin atë si mjet presioni ndaj gazetarëve kritikë.

banner

“Gjithnjë e më qartë po shfaqet fakti se sulmet e sinkronizuara të Osmani-Sadriut dhe Kurtit ndaj gjyqësorit dhe mediave nuk kanë të bëjnë me ndonjë ‘luftë kundër lidhjeve me Serbinë’, por synojnë vetëm ruajtjen e pushtetit dhe privilegjeve që ai ofron”, tha Krasniqi në një shkrim në rrjetin social Facebook të premten.

“Pikërisht për këtë arsye, përbërja e Gjykatës Kushtetuese mbahet e paplotë, sepse pushtetit i nevojiten figura që do të legjitimojnë vendimet kundërkushtetuese. Në të njëjtën linjë, është bllokuar edhe zgjedhja e Kryeprokurorit, pasi kërkohet dikush i gatshëm të përdorë ndjekjen penale si mjet presioni, madje edhe ndaj gazetarëve kritikë”, tha ai.

“Sa më shumë të rrezikohet pushteti, aq më agresive e të dukshme do të bëhen këto manovra”, tha Krasniqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy