Presidentja Osmani: Partneriteti me SHBA-të është garanci e së tashmes dhe busull e së ardhmes

by engel

Presidenca e Republikës së Kosovës ka reaguar pas vendimit për pezullimin e Dialogut Strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një mekanizëm të çmuar bashkëpunimi dhe aleancë të pazëvendësueshme për vendin.

Në deklaratën e lëshuar nga zyra e Presidentes, theksohet se marrëdhëniet me SHBA-të nuk janë thjesht diplomatike, por një shtyllë ekzistenciale e identitetit shtetëror dhe kombëtar të Kosovës. “Republika e Kosovës është ndërtuar mbi themelet e miqësisë së pathyeshme me Shtetet e Bashkuara. Pa këtë miqësi historike, nuk do të ishim kurrë aty ku jemi sot,” thuhet në reagim.

banner

Presidentja Osmani kujtoi se Dialogu Strategjik ishte iniciuar nga ajo në vitin 2021, me një propozim drejtuar Presidentit amerikan, ndërsa u rikonfirmua gjatë takimeve me zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit në vitet pasuese. Ky proces u finalizua në janar 2025, në një takim të drejtpërdrejtë të Presidentes me Departamentin e Shtetit.

Në vijim të deklaratës, Osmani nënvizoi se çështja e aleancës me SHBA-të është strategjike dhe kërkon unitet politik në Kosovë. Ajo shprehu keqardhje dhe shqetësim për pezullimin e Dialogut Strategjik, duke theksuar nevojën që ai të rifillojë sa më shpejt.

“Siguria e Republikës së Kosovës është fuqishëm e lidhur me mbështetjen e SHBA-ve. Kjo aleancë është e shenjtë dhe duhet të ruhet me përgjegjësi maksimale,” u tha në deklaratë.

Presidentja përsëriti angazhimin e saj për të punuar ngushtë me SHBA-të në fusha kyçe si forcimi i paqes dhe stabilitetit në rajon, demokratizimi i mëtejshëm i vendit, avancimi i integrimit euroatlantik dhe mbrojtja e sovranitetit e integritetit territorial të Kosovës.

“Partneriteti ynë me Shtetet e Bashkuara është jo vetëm garanci për të tashmen, por edhe busulla më e sigurt drejt së ardhmes,” përfundon deklarata.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy