SHBA ndërpren Dialogun Strategjik me Kosovën për faj të Albin Kurtit

by engel

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, i cili ishte planifikuar të mbahej këtë vit. Vendimi është marrë për një kohë të pacaktuar, si pasojë e shqetësimeve që lidhen me veprimet e qeverisë së përkohshme, të cilat, sipas Uashingtonit, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.

Në deklaratën e ambasadës thuhet se këto veprime kanë kufizuar aftësinë e SHBA-së për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.

banner

“Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik,” theksohet në reagim.

Sipas ambasadës, veprimet dhe deklaratat e fundit të Kryeministrit të Përkohshëm, Albin Kurti, kanë paraqitur sfida serioze për progresin e arritur gjatë viteve.

Dialogu Strategjik ishte menduar si platformë për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike ndërmjet dy vendeve. SHBA shpreh shpresën se përpjekje të tilla do të mund të zhvillohen në të ardhmen, “kur të jetë e përshtatshme”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy