Një person ka mbetur i plagosur pas një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur në rrugën “Papa Klementi”, në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas Rugovës, viktima po trajtohet në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa i dyshuari është në arrati.
“Sot rreth orës 15:50, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Papa Klementi’ në Pejë ka pasur të shtëna me armë. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se si pasojë e të shtënave një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po trajtohet nga ekipi mjekësor. Ndërkohë, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga Policia”, ka deklaruar Rugova.