Agim Ademi takon presidentin e UEFA-s në Tiranë: Fokus te zhvillimi i futbollit evropian

by jonzefaj

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një nismë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit në Evropë, është takuar në Tiranë me presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, të cilët janë gjithashtu presidentë të federatave anëtare të futbollit.

Pas mbledhjes së zhvilluar në kryeqytetin shqiptar, Ademi theksoi rëndësinë e unitetit dhe vizionit të qartë për avancimin e futbollit në çdo pjesë të kontinentit.

banner

Ai nënvizoi se bashkëpunimi i ngushtë mes federatave është çelësi për sukses dhe zhvillim të mëtejshëm të sportit më të populluar në Evropë.

“Së bashku me presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, njëherësh presidentë të federatave anëtare, pas mbledhjes së zhvilluar në Tiranë.
Gjithmonë të bashkuar e me vizion të qartë për zhvillimin e futbollit në çdo pjesë të Evropës”, shkroi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy