Besa Famgas kualifikohet në raundin e dytë të Kupës Evropiane

by Nexhat

Besa Famgas nga Peja ka arritur një sukses të rëndësishëm këtë fundjavë në Ankara të Turqisë, duke kaluar me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Edhe pse pësoi humbje 30:28 ndaj Depsas Enerji, Besa u kualifikua falë fitores së thellë 39:34 në ndeshjen e parë në Pejë.

banner

Ndeshja në Ankara ishte e fortë dhe e hapur, me ekipin vendas që shumicën e kohës ishte në epërsi, por pejanët arritën të menaxhojnë rezultatin në minutat vendimtare.

Më efikasi i ndeshjes për Besën ishte Ahmed Khamis Hosni Hamed me 11 gola, ndërsa nga pesë gola i shënuan Deniz Terziqi dhe Amr Ali Ayan – me Terziqin që realizoi tre nga katër golat e fundit.

Kontribut dhanë gjithashtu Enis Kuleta me 3 gola, Jon Vokshi me 2, si dhe Amar Muqolli e Olt Kabashi me nga një gol. Kabashi u dallua edhe me 10 pritje vendimtare në portë.

Me këtë sukses, Besa Famgas siguron vazhdimin e garës në Kupën Evropiane, duke vazhduar rrugëtimin në ‘tapetet’ evropiane

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy