“Deklarata e SHBA’së s’do të mbetet pa shenjë- Nëse pas 5 viteve flet për vjedhje je gënjeshtar’’, Baton Haxhiu analizon fushatën

by Nexhat

Baton Haxhiu, vlerësoi se hapja e fushatave është depresive.

‘‘Me të thanë të drejtën hapja e fushatës është depresive në të tana pikat, nuk është dëshirë për festë, por është një moment kur fjalët ëndërr e fjala projekte, e fitorja ndaj të keqes janë fjali të cilat janë përpjekje për fyerje ndaj njëri tjetrit’’, tha ai.

banner

Ai komentoi edhe pezullimin e dialogut strategjik nga SHBA-të duke thënë se kjo gjë nuk do të mbetet pa shenjë.  

‘‘Pas asaj deklarate të ambasadës së SHBA-së, drejtuar një njeriu, e ai është Albin Kurti, deklaratë kjo e cila nuk do të mbetët pa shenjë. Në variantet normale të komunikimit publik kjo është përzierje direkte në fushatën zgjedhore, por kjo përzierje është e qëllimshme, realisht është njëfarë sinjali për qytetarët, për arsye se akuza ndaj lideri që është planprishësi kryesor, tregon se është fillim i fushatës me një damkë që do të jetë pjesë e një debati i cili është i televizionit më shumë se sa i partive’’, tha ai.

Haxhiu komentoi edhe deklaratat e Kurtit duke thënë se ky i fundit po përdor fjalorin e njëjtë edhe pas 5 viteve.

‘’Tash për tash fushatat zgjedhore janë replikim i keq i fushatave të kaluara. Mos të flas për gjuhen e Albinit, që deshi me i dhanë fuqi Hajrullahut me të njëjtën fjalor, fjali diskurs të paqëndrueshëm, sepse ai po harron se qe 5 vite është në pushtet, dhe po flet për vjedhje. Nëse pas 5 vitesh ti flet për vjedhje, ti je gënjeshtar publik’’, ka thënë ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy