Policia e Pejës arreston futbollistin e dyshuar pas incidentit me armë

by jonzefaj

Të shtëna me armë zjarri u raportuan të premtën në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, ku një person u plagos pranë një lokali.

IndeksOnline raportoi ekskluzivisht të premtën se i dyshuari për gjuajtjen me armë është futbollisti i KF Rilindja 74, Arbër Shala.

banner

Nga ana tjetër, viktima e këtij incidenti është Lirim Nikqi, i cili po merr tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Burime të IndeksOnline nga spitali gjatë ditës së djeshme kanë konfirmuar se Nikqi është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është paraqitur në polici dhe me vendim të prokurorit i është dërguar në mbajtje.

“Një mashkull kosovar, ka mbetur i plagosur pasi i njëjti është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë dhe i njëjti më pas është paraqitur në stacion policor. Pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy