Ahmeti në Hagë: “Liria nuk gjykohet – drejtësi për çlirimtarët!”

by informim peje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sot në protestën paqësore të organizuar në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me akuza në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti theksoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike, duke hedhur poshtë çdo përpjekje për ta paraqitur atë si të paligjshme apo kriminale.

banner

“Drejtësia për çlirimtarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia”, shkroi Ahmeti.

Ai shtoi se pranë mërgimtarëve shqiptarë dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së në Sheveningen, kanë dëshmuar edhe një herë që “liria jonë nuk gjykohet”, duke e cilësuar procesin si një sfidë ndaj historisë dhe sakrificës për liri të popullit shqiptar të Kosovës.

Në fund të mesazhit të tij, kreu i BDI-së shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që kanë kontribuar në luftën për çlirim:

“Lavdi UÇK-së dhe luftëtarëve të saj!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy