Pse SHBA po sanksionon më shumë Albin Kurtin sesa Putinin?

by informim peje

Nga Kreshnik Spahiu

Përgjigjja është e thjeshtë: sepse Kosova është një projekt i drejtpërdrejtë amerikan.

banner

Ndryshe nga Rusia, e cila është një fuqi globale me ambicie të veta, Kosova u çlirua, u krijua dhe u shpall e pavarur falë ndërhyrjes së SHBA-së dhe NATO-s. Pa këtë ndërhyrje, shqiptarët – ndonëse kishin luftuar për më shumë se një mijë vjet kundër Serbisë – nuk arritën të krijonin një shtet të pavarur, e as të bashkoheshin me Shqipërinë.

Sot, Albin Kurti po rrezikon të shkatërrojë projektin afatgjatë të SHBA-së në Ballkan, duke i hapur rrugë ndikimit rus në rajon.

A ka Kosova sovranitet nëse SHBA e tërheq njohjen?

Kosova, praktikisht, nuk mund të funksionojë si shtet nëse SHBA tërhiqet. Pas saj, me shumë gjasa do të ndryshonin qëndrim edhe aleatët e tjerë perëndimorë – si Britania e Madhe, Bashkimi Evropian apo Izraeli.

Ndërkohë, gjysma tjetër e botës – e udhëhequr nga Rusia, Kina, India dhe vendet e BRICS-it – as që e njohin Kosovën si shtet në hartën e të drejtës ndërkombëtare.

Atëherë, çfarë do të bënte Albin Kurti?

A do të ishte kryeministër i një shteti që nuk ekziston? Apo do të përpiqej të krijonte një “qeveri nën tokë”, si Hamasi, diku poshtë tuneleve të Mitrovicës?

SHBA nuk ka ndëshkuar Kosovën – por Kurtin

Në deklaratën zyrtare të Ambasadës Amerikane në Prishtinë thuhet qartë:

“SHBA-të kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën, për shkak të veprimeve të Qeverisë, të cilat kanë shtuar tension dhe pasiguri.”
“Për fat të keq, veprimet dhe deklaratat e fundit të Kryeministrit Kurti kanë vënë në rrezik përparimin e arritur për shumë vite.”
“Ne mbetemi të përkushtuar në avancimin e interesave të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara dhe popullin e Kosovës.”

Izolimi diplomatik është realitet

SHBA ka ndërprerë thuajse çdo kontakt të drejtpërdrejtë me qeverinë e Kurtit. Për herë të parë pas shumë vitesh, Kosova nuk ka një ambasador amerikan të akredituar.

Edhe Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese konkrete ndaj Kosovës, përfshirë:

Pezullimin e fondeve IPA III (Instrumenti i Para-Anëtarësimit)

Përjashtimin nga ngjarjet e nivelit të lartë BE–Kosovë

Shtyrjen ose bllokimin e programeve të bashkëpunimit

Ngrirjen e procesit të integrimit dhe të mbështetjes politike

Dy shtete nën sanksione perëndimore: Kosova dhe Rusia

Në njërën anë kemi Vladimir Putinin, armikun e deklaruar të Perëndimit.

Në anën tjetër, një “bajraktar” provincial si Albin Kurti, i cili, përmes egoizmit dhe injorancës politike, po luan një lojë të rrezikshme – duke minuar projektin amerikan në Ballkan.

Për këto arsye, SHBA po shkon drejt shpalljes “non grata” të Albin Kurtit – një masë e ngjashme me atë që është marrë ndaj figurave politike anti-amerikane në Shqipëri, Serbi, Bosnje, Maqedoni dhe, së fundmi, në Mal të Zi.

Lista e zezë e SHBA-së po zgjerohet me politikanë që, në emër të “sovranitetit”, sfidojnë Perëndimin vetëm për të mbajtur pushtetin.

Realiteti që në Kosovë po harrohet

Sovraniteti i Kosovës nuk ekziston pa SHBA-në dhe NATO-n.

Sjellja anti-amerikane e Albin Kurtit ka qenë e vazhdueshme përkundër të gjitha administratave amerikane – nga Bush e Obama, te Trump dhe Biden.

Për këtë arsye, SHBA nuk po tërhiqet nga Kosova – por po tërheq zvarrë Albin Kurtin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy