Trafik i rënduar në Lezhë, radhë kilometrike pas largimit të pushuesve nga Shëngjini dhe Velipoja

by informim peje

Pasditja e kësaj të diele shtatori është shoqëruar me trafik të rënduar në disa prej akseve kryesore të qarkut të Lezhës, si pasojë e largimit masiv të pushuesve që kaluan fundjavën në bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës.

Fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë kaos në qarkullim, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve. Situata më problematike është regjistruar në aksin Shëngjin–Lezhë, që lidh qytetin bregdetar me superstradën, si dhe në segmentin Balldren–Milot, ku janë krijuar radhë kilometrike automjetesh.

banner

Përballë kësaj situate, Policia Rrugore është dislokuar në disa pika strategjike përgjatë akseve të ngarkuara, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy