37 sulme në 20 minuta, Izraeli kryen bombardimet më të mëdha në Gaza. Qielli bëhet portokalli, eksod masiv i civilëve

by Nexhat

Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh të fuqishme në Qytetin e Gazës, raportoi Autoriteti i Transmetimeve Izraelite, duke cituar një burim nga mbrojtja.

Sipas Kanalit 12, një valë “sulmesh ajrore jashtëzakonisht të rënda janë duke u zhvilluar në Qytetin e Gazës, të përqendruara në veri dhe perëndim të qytetit”.

banner

Ushtria izraelite po sulmon aktualisht qytetin e Gazës me avionë luftarakë, artileri dhe dronë, duke shkaktuar shpërthime masive që mund të dëgjohen larg.

Mediat në Rrip po raportojnë 37 sulme në 20 minuta dhe një eksod masiv nga zona veriperëndimore e qytetit të Gazës. Në videot e postuara në mediat sociale, qielli mbi enklavë duket portokalli. Zhurma e shpërthimeve intensive mund të dëgjohet edhe në Izraelin qendror.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy