Arrestohet në Podujevë personi që kreu sulmin me thikë

by engel

Një person është arrestuar të dielën nën dyshimin se ka therur me thikë një tjetër në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 13 shtator rreth orës 18:45 dhe është klasifikuar si “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

banner

Viktima, një mashkull kosovar, ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet e shkaktuara nga mjeti i prehtë. Policia ka konfiskuar thikën e dyshuar si provë materiale dhe, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Të gjithë personat e përmendur në këtë rast konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy