Dëshmia e Rubin, Çitaku: Pasqyra më e qartë e historisë sonë të re

by Nexhat

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar dëshminë e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se dëshmia e Rubin është pasqyra më e qartë e historisë së re të Kosovës,

banner

“Në momentet kur janë qarë epokat, në ditët kur ne si popull kapërcyem shekujt brenda pak ditësh, nuk ishim vetëm. Nuk do të mundnim vetëm”.

“Por ia dolëm, sepse patëm lidership të mençur, që ditën të krijojnë miq edhe në rrethana lufte e okupimi. Dëshmia e Rubin sot në Hagë është pasqyra më e qartë e historisë sonë të re. Është dëshmi e lidhjeve që ndërtuam, e besimit që fituam dhe e rrugës së drejtë që zgjodhëm si popull”, ka shkruar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy