Dita e dëshmive: Avokati i Thaçit thotë se po vjen e vërteta e Kosovës së 1999-ës

by informim peje

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper pak para nisjes së seancës ku do të dëshmojë ish-diplomati, James Rubin, tha se Thaçi është falënderues ndaj të gjithëve që po e përkrahin në këtë proces.

Në një prononcim për gazetaren e Klan Kosovës, Rina Mujku, Prosper tha se tani është koha që do të zbulohet e vërteta e Kosovës e vitit 1999.

banner

“Presidenti falënderon të gjithë që po e përkrahin në këtë proces. Jemi entuziast për sot, që do të na jep një shans që të kthehemi në realitet, do të kemi një shans që të tregojmë të vërtetën se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999. Do të jetë fillimi i ri ku ju mund të shihni prova të reja që do të tregohen që presidenti nuk është përgjegjës për akuzat që i janë bërë”, tha avokati.

“Ne kemi qenë të suksesshëm dhe do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm”, tha ndër të tjera ai për Mujkun.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy