Në Hagë ka nisur sot faza e dëshmive të mbrojtjes në gjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në sallën e Gjykatës Speciale është parë edhe Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili po e ndjek nga afër procesin gjyqësor.
Dëshmitë e mbrojtjes nisin me James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet kyçe të luftës së Kosovës.
Përveç tij, seancën po e përcjellin edhe familjarë të ish-presidentit Thaçi.