IKSHPK apelon qytetarët që furnizohen nga Liqeni i Badocit të mos e përdorin ujin për pije

by informim peje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e cilësisë së ujit të destinuar për konsum nga njeriu, dhe se analizat laboratorike të kryera gjatë javës së fundit kanë treguar përqendrime të manganit mbi kufirin e lejuar.

Përmes një komunikate për media, IKSHPK u ka bërë apel qytetarëve që furnizohen me ujë nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije, deri në një njoftim të ri.

banner

Instituti thekson se uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës personale dhe të ambienteve të banimit, por jo për konsum të drejtpërdrejtë.

“Analizat laboratorike të realizuara gjatë javës së fundit kanë treguar përqendrime të manganit që tejkalojnë kufirin e lejuar prej 0.05 mg/L, sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2021 ‘Për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu’,” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave të publikuara, në zonën PR03 – Badoc, gjatë periudhës 8 deri më 15 shtator 2025, janë regjistruar vlera të larta të manganit në disa mostra të ujit të pijshëm:

Më 9 dhe 11 shtator 2025:

Rr. Hyzri Talla – 0.429 mg/L

Rr. Muharrem Fejza – 0.449 mg/L

Më 15 shtator 2025:

Rr. Enver Maloku – 0.117 mg/L

“Me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës, IKSHPK apelon që qytetarët që furnizohen nga kjo fabrikë të mos e konsumojnë ujin për pije, derisa të jepen udhëzime të tjera. Instituti mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e shëndetit publik dhe do të informojë me kohë për çdo zhvillim të ri,” përfundon njoftimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy