Ish-presidenti shqiptar kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, caktohet data për rekursin e Metës

by Nexhat

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 tetor për shqyrtimin e rekursit të Ilir Metës, me objekt ankimin ndaj masës “arrest me burg”, të caktuar prej rreth një viti nga Gjykata e Posaçme dhe të lënë në fuqi deri më tani nga gjyqësori.

Ankimi i Metës erdhi pas vendimit të fundit të Apelit të Posaçëm Antikorrupsion, që la të pandryshuar masën e sigurisë.

banner

Ndërkohë, GJKKO ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit Meta dhe katër personave të tjerë, të cilët janë marrë të pandehur nga SPAK.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik për të kaluar dosjen për gjykim, kthyer pas për plotësim aktesh ose pushim të çështjes

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy