James Rubin mbrrinë në Hagë për të dhënë dëshminë në mbrojtje të Hashim Thaçit

by engel

James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit gjatë luftës në Kosovë, pritet të japë sot dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka mbërritur tashmë në objektin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Holandë, do të nisë në orën 09:00. Për publikun, ajo do të transmetohet me 45 minuta vonesë përmes faqes zyrtare të gjykatës.

banner

Rubin është dëshmitari i parë i ftuar nga mbrojtja e Thaçit, e cila ka paralajmëruar paraqitjen e rreth 11 dëshmitarëve në këtë proces gjyqësor. Pas përfundimit të kësaj faze, seancat do të vazhdojnë me dëshmitarët e mbrojtjes së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy