KUR PLURALIZMI PRANOHET NË LETËR, POR JO NË VEPËR!

by Nexhat

Shkruan: Prof.Ahmet Asani

Në sistemet demokratike, çdo parti që dëshiron të hyjë në garë deklaron se pranon pluralizmin politik. Por shpesh ky pranim mbetet vetëm në letër. Disa parti majtiste, me frymë moniste, e përdorin këtë si mbulesë, ndërsa në praktikë veprojnë ndryshe.

banner

Ky fenomen shihet sidomos te partitë e majta ku ende veprojnë ish-marksistë të pareformuar. Ata bartin mendësi ideologjike të vjetra dhe i përhapin edhe sot, brenda kushteve të pluralizmit demokratik. Për këto parti ekziston vetëm një e vërtetë politike dhe çdo mendim tjetër shihet si i gabuar ose armiqësor. Kjo është logjika e partive të cilat mendojnê që shoqëria duhet ti bindet partisë, jo partia shoqërisë.

Këto lëvizje e paraqesin veten si demokratike, duke folur për drejtësi sociale dhe të drejta të njeriut. Në realitet, nuk zbatojnë asgjë nga demokracia pluraliste. Për dallim nga socialdemokracia perëndimore, që funksionon me bashkëpunim dhe hapje, të majtat moniste duken më shumë si sekte ideologjike sesa si parti moderne.

Pasojat e frymës moniste janë të qarta. Demokracia e brendshme bllokohet, anëtarët nuk ndikojnë realisht në vendimmarrje. Para publikut shfaqen si demokratë, por brenda funksionojnë si autoritarë. Debati publik dobësohet, sepse nuk nxisin ide të reja, por e shndërrojnë politikën në arenë për pushtet të centralizuar.

Pluralizmi nuk është një fjali në statut. Ai është praktikë e përditshme: mënyra si funksionon partia, si trajtohen anëtarët dhe si pranohen mendimet ndryshe. Një parti që në letër pranon pluralizmin, por në praktikë vepron me frymë moniste, është në thelb një parti komuniste e maskuar.

Prandaj me të drejtë mund të thuhet:

E majta me frymë moniste – pluralizmin e pranon në letër, por jo në vepër!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy