Rubin për Thaçin në Speciale: E njoha pa funksion zyrtar, më vonë bashkëpunuam për paqen

by informim peje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të parë të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin.

Ai është pyetur për takimet që ka pasur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

banner

“Më kujtohet takimi apo shkëmbimi i parë. Ai ishte një djalë i ri. E kam takuar në një kohë të vështirë, kur nuk kishte ndonjë funksion zyrtar apo pushtet. Herën e parë që u takuam pas publikimit të këtij informacioni, ishte në New York, kur ai ishte bërë kryeministër. Erdhi në një restorant si kryeministër dhe unë u habita shumë, sepse ai kishte kaluar nga një djalë i ri që punonte në rrethana të vështira, në një njeri që papritmas ishte bërë kryeministër. Kishin kaluar 4 ose 5 vite. Kjo ka ndodhur në një restorant në New York. Hera e fundit që besoj se jemi takuar ka qenë rreth vitit 2018, kur unë po punoja në Washington dhe ai ishte president i Kosovës”, tregoi Rubin.

Rubin u pyet edhe për arsyet e takimeve të tij me Thaçin.

“U largova nga Londra në vitin 2018 dhe ndoshta jam takuar me të në vitin 2019. Kur u ktheva në Washington për të punuar për një firmë lobimi, kisha tashmë një kontratë me Qeverinë e Kosovës, para se të mbërrija atje. Kur partnerët e mi kuptuan që unë njihesha shumë mirë me Thaçin, menduan se kishte kuptim që të punoja me të përmes kësaj kontrate. Ajo kishte të bënte me përfaqësimin e Kosovës në përpjekjet për arritjen e paqes me Serbinë. Gjatë asaj periudhe kemi punuar shumë bashkë për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të sjellë një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë. Unë isha shumë i gëzuar që e shihja atë në një rol që mund të sillte paqen – ndoshta edhe me një njohje të ndërsjellë”, deklaroi Rubin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy