Shqipëria hap nesër katër kapituj të tjerë të negociatave me BE

by Nexhat

Shqipëria do të hapë nesër katër kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së 6-të Ndërqeveritare që do të mbahet në Bruksel me ftesë të Danimarkës.

Negociatat do të fokusohen në Grupin 4: “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, ku përfshihen:

banner

Kapitulli 14 – Politika e transportit

Kapitulli 15 – Energjia

Kapitulli 21 – Rrjetet transevropiane

Kapitulli 27 – Mjedisi dhe ndryshimet klimatike

Konferenca do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre. Në takim pritet të marrë fjalën edhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.

Sipas agjendës, punimet do të nisin në orën 08:00, ndërsa konferenca për shtyp është planifikuar në orën 09:15.

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë ka hyrë në një fazë të avancuar, pasi vendi ka hapur tashmë kapituj në grupet e mëparshme: Themeloret, Marrëdhëniet e jashtme, Tregu i brendshëm dhe Konkurrueshmëria

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy