S’mjaftojnë dy golat e Muriqit, Mallorca mposhtet në udhëtim nga Espanyoli

by Nexhat

“Pirati” Vedat Muriqi shkëlqeu në ndeshjen e Espanyolit, mirëpo nuk ishte e mjaftueshme paraqitja e tij që Mallorca të marrë pikë në udhëtim.

Sulmuesi dardan arriti që të shënojë dy gola në ndeshjen e sontme, mirëpo ai me bashkëlojtarët e tij u mposhtën 3-2 nga Espanyoli.

banner

Golin e parë të tij në ndeshje, Muriqi e shënoi në minutën e 45-të, nga pika e penalltisës, për ta bërë rezultatin 2-1.

Paraprakisht kishin shënuar Milla e Fernandez për Espanyolin.

Në minutën e 65-të të pjesës së dytë, Muriqi shënoi edhe një herë, kësaj here me kokë, për ta barazuar rezultatin në 2-2.

Mirëpo, gëzimin Muriqit e Mallorcas ia ndali Garcia, që shënoi nga penalltia në minutën e 83-të.

Kështu Mallorca mbetet pa asnjë pikë nga ky takim, teksa ka vetëm një pikë nga katër ndeshjet e para.

Ndërkohë, Espanyoli është i treti në tabelë momentalisht, duke grumbulluar 10 pikë nga katër xhirot e para, me vetëm Realin që ka pikë më shumë se klubi katalunas

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy