Të martën, vendi ynë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe pritet të jetë herë pas here e fuqishme, veçanërisht në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi që do të variojë nga 15 deri në 50 km/h.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 33°C.