Trup i pajetë gjendet në një banesë në Prishtinë

by engel

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Xhavit Mitrovica”, të dielën rreth orës 11:00. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se pas marrjes së informatës, njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas konstatimit të ekipit mjekësor, personi ishte pa shenja jete në momentin e gjetjes. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e viktimës apo rrethanat e vdekjes, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy