22.5 milionë dollarë të humbur? Calvin Harris në betejë ligjore

by jonzefaj

DJ dhe producenti i njohur Calvin Harris ka ngritur një kërkesë për arbitrazh në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, duke akuzuar ish-këshilltarin e tij financiar, Thomas St. John, për mashtrim dhe vjedhje të afro 22.5 milionë dollarëve.

Sipas dokumenteve ligjore, Harris – emri i vërtetë i të cilit është Adam Richard Wiles – pretendon se St. John e ka mashtruar për të investuar në një projekt zhvillimi të quajtur “CMNTY Culture Campus” në Hollywood. Projekti parashikonte ndërtimin e një kompleksi të madh për artistë, me studio, zyra dhe ambiente argëtimi. Por sipas Harrisit, ai nuk është informuar asnjëherë qartë për qëllimin real të investimit, ndërsa dokumentet që nënshkroi ishin të “mashtruara dhe të paqarta”.

banner

Nga fondet e dhëna, 11.7 milionë dollarë përfunduan në kompani të lidhura me vetë St. John, ndërsa Harris thotë se nuk ka marrë asnjë kthim dhe projekti ende nuk ka nisur ndërtimin.

Në vitin 2024, projekti ndryshoi papritur qëllim, duke kaluar nga hapësira për artistë në banesa rezidenciale, pa dijeninë apo miratimin e Harrisit.

Ndërkohë, avokatët e St. John mohojnë çdo shkelje dhe pretendojnë se Harris ishte “një nga disa investitorë” dhe ishte i vetëdijshëm për projektin. Sipas tyre, vonesat janë rezultat i faktorëve të tregut dhe vlera përfundimtare e zhvillimit pritet të kapë 900 milionë dollarë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy