Dëshmia e James Rubin rrëzon narrativat kundër UÇK-së, thotë Mehmetaj

by Nexhat

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, si dëshmitari i parë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar për ditën e dytë në Gjykatën Speciale në Hagë dhe do të vazhdojë nesër.

Në lidhje me këtë ka folur gazetari Lirim Mehmetaj në Debat Plus, duke theksuar rëndësinë e deklaratave të Rubin.

banner

“James Rubin, po tregon se sipas raporteve dhe institucioneve të tjera amerikane, UÇK-ja kurrë nuk është financuar nga droga dhe paret e krimit. 2011 çohet një shqiptar me emrin Dimal Basha që VV-ja e zgjedh kryeparlamentar në anglisht shkruan se si baronët e drogës e kanë financuar këtë. Dhe James Rubin e konfirmoi që UÇK-ja ka pas udhëheqës, se po kanë qejf këta me bë një manovrim, po do ta sqaroj. Po, UÇK-ja ka pas udhëheqës, por UÇK-ja nuk ka qenë një strukturë e organizuar, shumëvjeçare, me hierarki të qartë vertikale…

E dimë ka qenë një guerile, s’ka qenë një ushtri e organizuar në kuptim të mirëfilltë. Bile për më tepër ka funksionuar politikisht se ushtarakisht. Dhe rezultati i UÇK-së deri konsiston në atë fakt, që  ka pas linjë politike funksionale…”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy