“Ferr” në Gaza, trupat izraelite pushtojnë qytetin. Të paktën 106 persona humbën jetën ditën e sotme

by Nexhat

“Po nisim një sulm të fuqishëm kundër fortesës së Hamasit në Qytetin e Gazës. Gjatë 24 orëve të fundit, trupat nga Divizioni i 98-të kanë filluar operacione tokësore në qytetin qendror të Gazës.

Trupat që veprojnë në tokë kanë hyrë me mbështetje zjarri nga ajri dhe deti. Janë goditur dhjetëra vende terroriste, duke përfshirë objekte ushtarake, poste vëzhgimi dhe ndërtesa të mbushura me mina që synojnë të dëmtojnë trupat që veprojnë në zonë”, deklaroi IDF

banner

Të paktën 106 persona janë vrarë në sulmet izraelite të nisura që nga agimi i sotëm në Rripin e Gazës, përfshirë 79 në Qytetin e Gazës, ku Forcat Mbrojtëse të Izraelit nisën një operacion tokësor vonë mbrëmjen e djeshme me dhjetëra mijëra trupa. Burime spitalore në Rrip, të kontrolluar nga lëvizja islamiste palestineze Hamas, raportuan këtë, duke cituar Al Jazeera

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy