Gucati: Hekuran Murati babën edhe vllaun e ka shpiun

by Nexhat

Kryetari i Orgnizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati ka folur lidhur me procesin në Hagë.

Ai u shpreh se dëshmia e James Rubin ishte një deklaratë shumë e fuqishme.

banner

”Deklarata e James Rubin ishte e fuqishme, ai ua ka kthyer memorien njerëzve që ju ka shly truri, pa UÇK-në nuk do të kishte shtet”, ka thënë Gucati në RTV Dukagjini.

Më tutje ai thotë se në Kosovë ka shqipfolës që kanë jetu në Kosovë ndërsa kokën e kanë pasur në Serbi.

Kur është pyetur nga moderatori se kush janë këta, Gucati u shpreh se së pari e ki ministrin e financave, Hekuran Murati që babën edhe vëllaun e ka shpiun.

”E ki ministrin e financave që babën edhe vëllaun e ka shpiun e sot është ministër i financave, ku i ka nal të hyrat në OVL që pesë vite” u shpreh Gucati.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy