Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka zhvilluar sot një vizitë në biznesin e ri “Elektro Besi”, një ndërmarrje familjare e specializuar në fushën e elektros, me pronar z. Besim Llugiqi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti shprehu vlerësimin për këtë iniciativë të re private, duke e cilësuar si shembull të suksesshëm të angazhimit familjar dhe përkushtimit profesional.
“Sot vizitova biznesin e ri Elektro Besi, me pronar z. Besim Llugiqi, një biznes familjar mjaft i suksesshëm në fushën e elektros. Besi, së bashku me tre djemtë e tij, është i njohur për përvojën dhe njohuritë e tij të kahershme në këtë fushë,” shkruan Ahmeti.
Ai gjithashtu vlerësoi angazhimin e të rinjve në ndërmarrësi, duke theksuar rëndësinë e një klime pozitive për zhvillim ekonomik në Lipjan.
“Është gjithmonë kënaqësi të shohim të rinjtë që marrin guximin të hapin biznese të reja, si Elektro Besi. Lipjani po krijon çdo ditë e më shumë një ambient të favorshëm për të bërë biznes, një dëshmi e gjallë e gjallërisë dhe perspektivës që ka komuna jonë.”
Vizita e kryetarit Ahmeti në këtë biznes vjen në kuadër të përkushtimit të tij për mbështetjen e sektorit privat dhe fuqizimin e ekonomisë lokale. Ai ka theksuar vazhdimisht se një ndër prioritetet e tij mbetet përkrahja për ndërmarrësit dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për investime në komunë.