Krasniqi nga “Asnjë cent më shumë”: Në dimër, qytetarët e Kosovës pritet të përballen me fatura më të larta të energjisë elektrike

by Nexhat

Qytetarët e Kosovës pritet të përballen me fatura më të larta të energjisë elektrike edhe këtë dimër, pas vendimit të ZRrE-së për rritjen e çmimit me 16 për qind.

Ismet Krasniqi nga nisma “Asnjë cent më shumë”, tha se kjo ngritje e çmimit është e padrejtë dhe më e larta në rajon.

banner

“Vendimi i ZRrE-së për 16 për qind ka qenë shumë. Kosova ka ngritje të energjisë elektrike më së shumti në Ballkan, krahasuar me shtetet e tjera. Siç e dini tashmë kemi dorëzuar edhe padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dhe synojmë pezullimin e vendimit”, tha Krasniqi,

Ai shtoi se efektet e shtrenjtimit tashmë ndihen edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.

“Po i shohim pasojat e energjisë elektrike, sepse me ngritjen e saj kemi ngritje të ushqimeve dhe të produkteve bazë, në të gjitha produktet, le të themi”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy