Gjashtë monarkitë e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, të mbledhur në Doha, i bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të “përdorin ndikimin e tyre” për të ndaluar Izraelin, pas sulmit izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar.
“Ne presim që Shtetet e Bashkuara, partneri ynë strategjik, të përdorin ndikimin e tyre mbi Izraelin në mënyrë që ky vend t’u japë fund veprimeve të tilla”, tha Jassem Al-Budayëi, sekretari i përgjithshëm i GCC-së, në një konferencë për shtyp në Doha.
Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit përbëhet nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Katari, Kuvajti dhe Omani.
Në të njëjtën kohë, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Marco Rubio do të shprehë mbështetjen e Uashingtonit për sovranitetin e këtij vendi të Gjirit nesër, të martën, gjatë një vizite në Katar, pas sulmit izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit që ndodheshin atje.
“Sekretari Rubio do të përsërisë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për sigurinë dhe sovranitetin e Katarit pas sulmit izraelit në Doha”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, në një deklaratë ndërsa Rubio u takua me udhëheqësit izraelitë në Jerusalem.