Artan Nimani, ish-kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-E30, ka vlerësuar se Kosova sot po përballet me një “epidemi të ligësisë” që ka kapluar jo vetëm jetën e përditshme, por sidomos politikën dhe qeverisjen.
Ai tha se kjo gjendje pasqyrohet në mosfunksionimin e institucioneve, mungesën e dialogut politik dhe prishjen e raporteve me aleatët strategjikë, që kanë qenë shtylla e shtetësisë së Kosovës.
Sipas tij, moskonstituimi i institucioneve në kohë, dështimet në qeverisje dhe neglizhenca ndaj parimeve të partneritetit ndërkombëtar kanë bërë që vendi të jetë më i brishtë në arenën ndërkombëtare.
Duke iu referuar proceseve gjyqësore në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, Nimani kritikoi indiferencën institucionale dhe theksoi se ato duhej të mbroheshin me dinjitet. Në të njëjtën kohë, ai akuzoi qeverinë për heshtje ndaj sanksioneve dhe izolimit diplomatik, gjë që sipas tij e thellon distancën mes Kosovës dhe aleatëve perëndimorë.
Postimi i plote:

