Po shkëlqen në Angli, Mehmeti i jep tjetër mesazh Sylvinhos

by Nexhat

Kjo gjë pritej, por shkoi më bukur edhe sesa mendohej.

Anis Mehmeti ishte lojtari i dytë më i mirë i javës në kategorinë e dytë angleze, pas paraqitjes së tij të shkëlqyer këtë të shtunë.

banner

Vetë faqja zyrtare e ligës Championship, e vendosi yllin ofensiv shqiptar në formacionin e ndeshjeve të kësaj jave, i vetmi lojtar i Bristol Cityt që ia doli.

24-vjeçari ishte i papërmbajtshëm në pjesën e parë në fushën e Sheffield Wednesday, në fitoren 3-0, duke detyruar fillimisht kundërshtarët që të shkaktonin autogol, pastaj duke dhënë një asist tepër të saktë për rrjetën e dytë nga Jakobsen, ndërsa kryeveprën e përfundoi në 38’ me golin personal.

Të mos harrojmë se ai goditi edhe shtyllën.

Për të gjitha këto, faqja zyrtare e Championshipit i dha notën 8.9, që është e dyta më e lartë e javës së pestë, pas 10-ës absolute të merituar nga ylli i Ipswich Town, Jaden Philogene, që shënoi 3 gola.

Mehmeti ka qenë krejt i veçantë këtë sezon, me tri rrjeta e dy asistë në pesë ndeshje, me vlerësime të larta, duke qenë më i miri i Bristol Cityt deri tani.

Skuadra e tij është në vend të tretë në renditje, me diferencën e golave më të mirë në ligë dhe shanset janë të mëdha për t’u ngjitur në Premier, shkruan abcnews.

Gjithsesi, që nga qershori 2023, ylli i lindur në Londër nuk është thirrur në kombëtare, por shpreson që trajneri Sylvinho të ndërrojë mendjen pikërisht për sfidën kundër Serbisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy