Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar gjeneralmajorin Enrico Barduani me Medaljen Presidenciale Ushtarake, si shenjë falenderimi për kontributin e tij të çmuar gjatë mandatit në krye të misionit të KFOR-it në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Presidentja Osmani ka vlerësuar angazhimin e gjeneralmajorit Barduani në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në të gjithë rajonin.
“Gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon. Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, gjatë javës që shkoi, i ndava atij Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë për përkushtimin e pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, ka shkruar Osmani.