Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur sot në Prishtinë Ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e cila aktualisht mban edhe postin e Kryesueses së OSBE-së.
Në njoftimin e saj, Presidentja Osmani ka theksuar kënaqësinë për vizitën e radhës së diplomates finlandeze dhe ka falënderuar Finlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në çdo etapë, veçanërisht për perspektivën euroatlantike të vendit.
Gjatë takimit, dyja palët diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, rolin që OSBE-ja ka luajtur ndër vite në ndërtimin e institucioneve demokratike, si dhe prioritetet aktuale të organizatës në vend.