Rubin: E bindëm Europën për Rambujenë, Serbisë i thamë ‘nëse s’pranoni, do t’ju sulmojmë’, shqiptarët i paralajmëruam se s’do t’i mbështesnim

by Nexhat

Ish Ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin tregoi detaje nga negociatat për përfundimin e luftës në Kosovë, të cilat bëheshin në Rambuje në vitin 1999.

Diplomati amerikan kujtoi gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në Hagë se i kishin bindur europianët që Marrëveshja e Rambujesë dhe bombardimet më pas ishin “lëvizja më e duhur”.

banner

“Disa persona mendonin se nuk ishte lëvizja e duhur, por Sekretarja Albright mendonte që ishte lëvizja e duhur dhe Presidenti Clinton mendonte të njëjtën gjë. Ne ua mbushëm mendjen europianëve që kjo ishte lëvizja më e duhur dhe u thamë që sigurisht, ne do të ndërmarrim një lëvizje dramatike, por njëkohësisht ne do të jemi edhe diplomatë”, tha ai.

Rubin tregoi se cilat ishin paralajmërimet e SHBA-së për shqiptarët dhe serbët në rast të mosnënshkrimit të marrëveshjes.

“U thamë të dyja palëve: kjo është marrëveshja dhe në rastin e forcave serbe, iu thamë, në qoftë se nuk e pranoni marrëveshjen, ju do të sulmoheni nga ajri. Ndërsa palës shqiptare i thamë: pajtohuni me këtë marrëveshje, ose nuk do të keni më përkrahjen tonë”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy