Simeone para duelit me Liverpool-in: Emocionuese të luash në ‘Anfield’

by Nexhat

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka folur para ndeshjes hapëse të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool-it në “Anfield”.

Argjentinasi rikujtoi fitoren e fundit kundër kampionëve anglezë, por theksoi se kjo sfidë do të jetë edhe më e vështirë.

banner

“Është gjithmonë emocionuese të përballesh me një kundërshtar të tillë, me një stadium dhe atmosferë fantastike. Liverpool ka një trajner që i ka udhëhequr në nivelet më të larta dhe do të jetë shumë e vështirë. Ne do të përpiqemi t’i dëmtojmë dhe ta çojmë ndeshjen aty ku na përshtatet më mirë,” tha Simeone.

Sa i përket mungesave në skuadër, trajneri i Atletico-s theksoi se ato janë pjesë e futbollit.

“Nuk janë asnjëherë pozitive, por ne jemi të fokusuar te ata që do të luajnë. Në fund, është njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë”, pohoi ai.

Simeone pranoi forcën e Liverpool-it, duke veçuar shpejtësinë në tranzicione dhe lojën vertikale të anglezëve, por u shpreh i bindur se ekipi i tij është gati për sfidën.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të përpiqemi ta menaxhojmë sipas mënyrës sonë”, përfundoi Simeone

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy