Zhegrova merr ftesën nga Juventusi për sfidën ndaj Dortmundit

by jonzefaj

Edon Zhegrova është ftuar për herë të parë tek Juventusi.

Trajneri Igor Tudor e ka përfshirë yllin kosovar në listën e të ftuarve për ndeshjen e sontme kundër Borussia Dortmundit në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

banner

Kjo ftesë nuk pritej pasi ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet ishte duke ushtruar për të qenë gati për ndeshjen e fundjavës në Serie A.

26 vjeçari do të përfundojë së paku në bankinë, ndërsa pritej rikthimi i tij në kampionat në fundjavë ndaj Veronës.

Ndeshja mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit do të luhet sonte në Torino duke filluar nga ora 21:00.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy