Aksident zinxhir në Zhur të Prizrenit, përfshihen 8 vetura – tre të lënduar

by informim peje

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur në Zhur të Prizrenit, në drejtim të pikëkalimit kufitar në Vërmicë.

Në aksident janë përfshirë tetë vetura dhe rruga është bllokuar përkohësisht, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

banner

“Sipas raportimeve të deritanishme, ju njoftoj se në kilometrin e dytë (fshati Zhur – Prizren), në drejtim të pikëkalimit kufitar Vërmicë, si pasojë e një aksidenti ku janë përfshirë tetë vetura, rruga është bllokuar përkohësisht. Tre persona raportohet se kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Automjetet janë duke shfrytëzuar rrugë alternative.

Apelojmë tek të gjithë shoferët që gjatë vozitjes të respektojnë rregullat e trafikut, të zvogëlojnë shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve. Pas raportimeve shtesë nga autoritetet kompetente, do të njoftoheni për informacione të tjera”, ka deklaruar Hoxha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy