Të enjten, vendi ynë do të përfshihet nga një mot kryesisht i kthjellët, me dominim të diellit gjatë pjesës më të madhe të ditës. Kjo situatë do të sjellë një përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike, pas ditëve me paqëndrueshmëri.
Megjithatë, nuk do të mungojnë ndikimet e masave ajrore më të freskëta, të shoqëruara me erëra të fuqishme nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.
Era pritet të fryjë me shpejtësi që do të variojë nga 15 deri në 40 kilometra në orë, çka mund të sjellë ndjesi më të freskët, veçanërisht në zonat malore dhe ato të hapura.
Temperaturat e ajrit do të jenë të buta për këtë periudhë të vitit. Vlerat minimale do të luhaten nga 7°C në zonat më të freskëta, deri në 10°C në ato më të ulëta. Ndërkohë, temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 21°C deri në 25°C, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete në natyrë.