Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar sot orarin e 7 xhirove të para të edicionit të ri në Superligën e Kosovës në basketboll.
Qysh në xhiron e parë basketbollistët dhe tifozët do të shijojnë duele të mëdha, pasi do të zhvillohen tre derbi të vërtetë: Vëllaznimi – Bashkimi, Trepça – Peja, Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina.
Ky edicion pritet të jetë ndër më interesantët e viteve të fundit. Përveç lojtarëve shumë kualitativë që pritet të shfaqin spektakël në parket, këtë sezon vëmendje të madhe do të marrë edhe “lufta taktike” mes trajnerëve, të cilët do të përballen në duele vendimtare për ambiciet e skuadrave të tyre.


