GJILAN/ Dogana njofton se ka sekuestruar 14 telefona e dy orë të mençura

by Nexhat

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan ka sekuestruar pajisje elektronike, duke përfshirë 14 telefona dhe 2 orë të mençura.

Dogana ka bërë të ditur se telefonat dhe orët janë tregtuar pa dokumentacion të vlefshëm ligjor, si faturë blerjeje, certifikatë origjine apo dëshmi importi.

banner

Postimi:

Konfiskohen pajisje elektronike

Gjilan, 15 Shtator 2025 – Gjatë kontrollës në një njësi tregtare në Gjilan, janë sekuestruar disa pajisje elektronike, përfshirë 14 telefona dhe 2 orë të mençura, të cilat po tregtoheshin pa dokumentacion te vlefshëm ligjor, si faturë blerjeje, certifikatë origjine apo dëshmi të importit.

Pajisjet e sekuestruara janë identifikuar dhe regjistruar përmes numrave IMEI dhe përfshijnë produkte të markave të njohura ndërkombëtare.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbikëqyrjen e vazhdueshme të tregut dhe në ndërmarrjen e masave konkrete kundër çdo veprimtarie të jashtëligjshme që dëmton ekonominë dhe sigurinë e qytetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy