Osmani: Do angazhohem me administratën Trump për të ruajtur aleancën tonë

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Brandon Hanrahan, ku ka theksuar rëndësinë e partneritetit me SHBA-në.

“Sot pata një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Byrosë së @StateEUR, Brandon Hanrahan, gjatë së cilës u fokusova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimin e koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kryesor”, shkroi Osmani në një postim në X.

banner

Ajo theksoi se partneriteti me SHBA-në ka qenë vendimtar për Kosovën.

“Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euro-atlantik”,shkroi Osmani. 

Presidentja konfirmoi angazhimin për të punuar me administratën e presidentit të ri amerikan.

“Si presidente e vendit tim do të angazhohem me administratën e presidentit Donald Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë të bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, përfuntoi ajo.  

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy