PZAP refuzon ankesat e Vetëvendosjes ndaj PDK-së dhe Listës Serbe

by informim peje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar dy ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për “nxitje të urrejtjes” ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Listës Serbe.

LVV-ja kishte parashtruar ankesë për deklaratat e kandidatit për kryetar të PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, i cili në një emision ishte shprehur: “Ata që nuk e respektojnë Kushtetutën, nuk i respektojnë ligjet e Kosovës, nuk e respektojnë Prokurorinë, unë mendoj se ata duhet t’i ngrehim zvarrë nëpër rrugët e Prishtinës.”

banner

Megjithatë, PZAP-ja konstatoi se kjo deklaratë nuk i drejtohej asnjë personi konkret apo ndonjë subjekti politik, dhe për këtë arsye nuk u gjet asnjë shkelje e rregullave zgjedhore në dëm të ndonjë subjekti politik.

Gjithashtu, LVV-ja kishte paraqitur ankesë ndaj Listës Serbe për shkak të një parulle të ekspozuar gjatë fushatës në Mitrovicën e Veriut me mbishkrimin “Svi za brata Milana”, duke pretenduar se ajo i referohej Milan Radoiçiqit – person i kërkuar nga institucionet e Kosovës si organizator i sulmit në Banjskë në vitin 2023.

Por sipas vendimit të PZAP-së, pala ankuese nuk ka ofruar dëshmi të qarta dhe bindëse që në këtë parullë aludohej te Milan Radoiçiqi.

Sipas panelit, në parullë përmendet vetëm emri ‘Milan’, i cili është emri i kandidatit për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy